Presidenti amerikan Donald Trump është larguar sot nga Shtëpia e Bardhë, duke i dhënë fund një epoke trazirash dhe ndryshimesh.

Ai ka përshëndetur për herë të fundit nga helikopteri ‘Air Force One’ dhe është nisur në drejtim të Florida.

Në orën 18:00 Joe Biden do të betohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara ndërsa Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë që shërben si zëvendës presidente, me një ceremoni modeste për shkak të pandemisë.

Do të mungojë turmat e zakonshme prej qindra mijëra pjesëmarrësve dhe në vend të tyre do të jenë 200 mijë flamuj.