E florinjtё ,e zhytur nё heshtje, frymёzuese, shiu i vjeshtës rizgjon meloditë e Shkodrës. Qyteti që bëhet më i bukur, me kolore ngjyrash të gjithfarshme që veç vjeshta i sjell mbi kurorat e pemëve. Të rendësh pas vjeshtës mbase kërkon një shpirt guximtar. Secili ka sekrete për të treguar nën piklat e shiut, emocionin vjeshtarak.

Cikërrima shiu e spektakle gjethesh që Shkodrën e mbushin me një magji unike. Entuziazme zemrash që ndezin romantizmat e shkodranëve nën ritmin dashuror të shiut. E kur vjeshta, mbretëresha e stinëve, është e tillë syri sheh mrekullitë e kohës. Melankolizma e nostalgji që ngacmojnë imagjinatën e flakërojnë shpirtrat.

Nga gjumi vjeshta sot u zgjua

Nga u kuptua mirë se di

Rrugët verdhë nuk janë shtruar

Por kundërmoi kudo një shi

 

Mbi flokë lashë të ulen pikat 

Si dorë më joshën përkedhëli

Por gjysmat I rrëmbeu era

Dhe shiun lajm sollën tek ti

 

U zgjua vjeshta sot u zgjua 

I hapi sytë, gjethet pa rënë 

Që vjeshta, stin’ është për çudira 

Dhe ty dikur të kisha thënë

 

Kërkova strehë pas shiut rënë

Ndërkohë pas hapash u duke ti

Të kisha thënë dhe ty dikur

Shijon pak shi  në dashuri

 

Mbase shiu i vjeshtës të rikujton se jeta nuk është aventurë e ndërsa ditët vijnë dhe shkojnë askund. Mbi shiun e vjeshtës s’bën gjë tjetër veçse kthehesh pendë e brenda vërtitesh si ndjenjë e pathënë, si gjethe e pakëputur e pemës. Nëse rrugët dot si gjen e hutohesh në verdhësinë e harresës, mos u çudit! Qenka vjeshtë!