Të gjithë e njohin pranë qendrës shëndetësore në Velipojë. Prej mbi 30 vitesh, Vjollca Vocaj është në shërbim të pacientëve, gjithmonë aty ku ka më shumë nevojë. Çdo sezon veror, ajo është mbështetja e qindra pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore, duke e kryer punën me përkushtim dhe humanizëm. Këtë vit, për të gjithçka është më e vështirë. Është sezoni i parë pa bashkëshortin e saj, Fredi Vocaj, i cili për mbi 40 vite ka shërbyer si shofer ambulancë dhe u nda nga jeta teksa ishte në krye të detyrës. Vjollca tregon se ata kanë qenë gjithmonë bashkë, në punë dhe në jetë, duke ndarë të njëjtin mision, shpëtimin e sa më shumë jetëve. Sot, ajo e vazhdon këtë rrugë si një amanet të shenjtë, duke e mbajtur gjallë kujtimin e bashkëshortit përmes shërbimit ndaj njerëzve.

Vjollca e vazhdon punën si gjithmonë, duke e konsideruar shërbimin ndaj pacientëve si një amanet që nuk do ta lërë përgjysmë. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e ka shpërndarë rastin e saj si një histori frymëzimi për të gjithë.

Artikulli paraprakÇMIMET NË TREGJE, QYTETARËT: TË PAPËRBALLUESHME
Artikulli tjetërSFIDË PARKIMI TEK KALAJA