Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i drejtohet Parlamentit Evropian me një fjalim ditën e sotme. Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës. si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Bëhet e ditur presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta, njofton zyra për informim e Presidencës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

Dje u bë e ditur se Bashkimi Evropian i ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Ende nuk dihet nëse do shqyrtohet si sanksion pezullimi i heqjes së vizave për Kosovën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSOT I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT, MBI DY MIJË TË PRANISHËM NË CEREMONINË MORTORE! DETAJE NGA FUNERALI I SILVIO BERLUSCONIT
Artikulli tjetërNË 29 KORRIK ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E RI, NESËR MBLIDHET KRYESIA E PD