Vllaznia është rikthyer te fitorja pas pesë javësh, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Dinamon, një nga skuadrat pretendente të kampionatit. Heroi i kuqebluve është Murataj, goli i të cilit vendosi fatin e një sfide mjaft të rëndësishme për shkodranët. Ndërkohë, trajneri i Vllaznisë, Çaba Laszlo, debutoi me fitore 1-0 ndaj Dinamos, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku i skuadrës kuqeblu ishte shumë i kënaqur.

Ndërkohë, Edon Murataj ishte heroi i Vllaznisë në triumfin 1-0 të arritur ndaj Dinamos, teksa futbollisti shënoi një supergol.

Në një periudhë të mbushur me rezultate negative dhe probleme në klub, Vllaznia arrin të japë një sinjal pozitiv, duke zhvilluar një ndeshje me dinjitet dhe duke treguar se skuadra ka ende forcën për të reaguar. Tri pikët ndaj Dinamos kanë një peshë të veçantë, jo vetëm për klasifikimin, por edhe për rikthimin e besimit te skuadra dhe tifozët, të cilët e kanë pritur prej javësh një reagim të tillë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA BOKS AKUZA NDAJ FEDERATËS
Artikulli tjetërBESËLIDHJA ME BURRELIN NDAJNË PIKËT