Rreth 35 mijë euro ka klubi Vllaznia borxhe të trashëguara që duhet t’u paguaj futbollistë të cilët kanë luajtur më parë me këtë skuadër. Pas deklaratës së drejtorit sportive Armir Grima se ish-lojtarët që kanë luajtur me ekipin shkodran kanë fituar 3 gjyqe në FIFA, zbulohen edhe emrat dhe shuma në total që është për t’u paguar.

Kjo çështje, nisja e përballjes ligjore në FIFA është bërë e ditur me kohë por atëherë nuk klubi kuqeblu nuk do merrej si një shqetësim shumë i madh. Tashmë që kanë përfunduar Vllaznia ka afat deri me 2 janar për t’i shlyer në të kundërt i zbriten -9 pikë në Superligë çka do të ishte fatale dhe do të thoshte se skuadra shkodrane do të ishte thuajse e rënë në kategorinë e parë. Sulmuesi kroat Tomislav Bushiç është një prej atyre që ka fituar gjyqin ndaj Vllaznisë. Një tjetër ish-futbollist i Vllaznisë është edhe mbrojtësi Blazho Rajoviç. I treti është sërish një ish-mbrojtës i kuqebluve, Mehmedoviç i cili është një prej blerjeve të dështuara të asaj kohe tek Vllaznia. Të tre sëbashku kanë për të marrë nga klubi shkodran një shumë prej afro 35 mijë euro, dhe këto para duhet të shlyhen deri me 2 janar, pra ka një afat prej jo më shumë se 6 ditësh. Në rast të kundërt ashtu si sezonin e kaluar kur iu hoqën 3 pikë, Vllaznia kësaj here rrezikon të ketë -9 pikë pikë. Një shpresë është nëse FIFA lë një afat të dytë për Vllazninë por praktikisht është e vështirë për të ndodhur kështu sepse përgjithësisht organi më i lartë i futbollit është tejet i prerë në vendimarrjet që bën aq më tepër për detyrime të tilla. Aktualisht arka e klubit është bosh dhe kështu pritet të jetë derisa të bëhet e miratohet buxheti i ri që mund të shkojë deri në muajin shkurt. Mbetet për t’u parë se si do të gjehet zgjidhja sepse në të kundërt Vllaznia mund t’i thotë lamtumirë Superligës.