Suad Lici, administrator i Vllaznisë ka një mesazh të qartë për drejtuesit e Vllaznisë duke thënë se ai nuk është një kukull në radhët e kuqebluve. Administratori Lici u la mënjanë nga sponsori Alban Xhaferri gjatë përzgjedhjes së drejtorit teknik Matko Djarmati apo edhe trajnerit të ardhshëm Thomas Brdariç. Pavarësisht këtij spostimit në këto vendimarrje të rëndësishme, Lici thotë se nuk ndjehet xheloz por edhe jep mesazhin duke thënë se nuk është aty si kukull.

I pyetur për dështimin e Vllaznisë dhe se kush ka përgjegjësi për sezonin që u mbyll ku skuadra luajti për mbijetesë dhe ndeshjen e Play Out ndërsa objektibat ishin për Kupat e Europës, administrator Lici tregon arsyet e këtij dështimi.

Drejtorit të ri sportive Matko Djarmati, administratori Lici i uroi suksese ndërsa shpreson që sezonin e ardhshëm Vllaznia të jetë një ekip ndryshe me pretendime shumë më të mëdha.
Vllaznia aktualisht ka një sërë drejtuesisht,

duke nisur nga kryebashkiakja Voltana Ademi, bordi i ri, sponsori i ri, drejtori teknik, administratori Lici pa harruar edhe rolin e Këshillit Bashkiak që njëkohësh ka edhe funksionin e Asamblesë që në total në një farë mënyrë përbëjnë shtatë duar drejtuese dhe vendimarrëse brenda klubit

Artikulli paraprakVLLAZNIA, PREZANTOHET DJARMATI: S’KAM ARDHUR ME KLANE
Artikulli tjetërEMRAT/ NJË I DËNUAR PËR VRASJEN E NJË EFEKTIVI TË POLICISË, KATËR PËR DROGË, OFL IU KËRKON BURIMET E PASURISË PESË ‘TË FORTËVE’