Me fillimin e javës tek skuadra e Vllaznisë ka ristartuar edhe përgatitja për në ndeshjen e javës së 20 ndaj Teutës. Por po këtë fillim jave tek Vllaznia është zhvilluar edhe analiza e ndeshjes së fituar ndaj Lushnjes në transfertë ku ekipit u është kërkuar nga drejtuesit vijimsinë e rezultateve pozitive.

Detajet sa i përket kësaj analize janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Klubit ku shkurhet. “Vllaznia përpara fillimit të stërvitjes së sotme, ka filluar si zakonisht analizën e ndeshjes së kaluar. Në të ka marrë pjesë edhe administratori Gjyrezi i cili në fjalën e tij para skuadrës, i ka përgëzuar futbollistët për karakterin dhe shpirtin e garës që treguan në Lushnjë, çka solli edhe fitoren. Por, njëkohësisht ka kërkuar prej tyre seriozitet maksimal edhe në vazhdim, sepse skuadrën e pret një sfidë edhe më e vështirë, ajo me Teutën, e cila duhet kaluar me sukses edhe ajo. Kanë folur edhe futbollistët të cilët nuk kanë dashur të marrin merita për fitoren e fundit sepse në fund të fundit kanë bërë detyrën. Njëkohësisht, disa nga titullarët deklaruar se 3-4 ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme dhe që do përcaktojnë shumë gjëra për vazhdimësinë. Nga ana tjetër, trajneri Gjoka ka vlerësuar përkushtimin e shfaqur ndaj Lushnjës por u ka bërë të qartë futbollistëve të tij se kundërshtari i rradhës do të jetë shumë më i fortë dhe do ketë shumë herë më shumë ambicje për të marrë pikë në Shkodër. Prandaj sipas tij, Vllaznia duhet të tregojë aftësitë e veta në këto ndeshje delikate dhe mundësitë për ta bërë këtë gjë janë. Ai ka ngritur edhe shqetësimin për ndonjë moment kur skuadra nuk zbatoi detyrat duke i dhënë mundësi kundërshtarit të hynte në lojë por për fat, kuqeblutë morën sërish frenat e lojës në dorë dhe arritën të fitonin. Me besimin se fitoret mund dhe duhet të vazhdojnë, skuadra ka vijuar me procesin stërvitor duke nisur tashmë përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Teutën. Mbyllet deklarata ne fazen zyrtare të Vllaznisë. Ndërkohë pas zhvillimit të kësaj analize ekipi ka vazhduar me senacat stërvitore ku siç dihet tashmë që zhvillohen dy herë në ditë në palestër dhe në fushën sportive në Golem duke u përgatitur për ndeshjen e së hënës edhe pse kjo e fundit ishte parashikuar të luhej këtë të dielë. Sa i përket këtij vendimi për të ndyshuar ditën e ndeshjes ka qënë Federata SHqiptare e Futbollit ajo që e ka marrë për shkak se skuadra e Teutës në mes javë do të zhvillojë ndeshjen e rradhës për në Kupë.

Artikulli paraprak“IN LOVE” PROMOVOHET NË LEZHË
Artikulli tjetërRRËZOHET KËRKESA GASHIT PËR KRYEPROKUROREN