Vllaznia do të shpërthejë në ndeshjen me Apoloninë. Këtë premtim për ndeshjen e parë të Superligës e jep trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç në prag të përballjes me fierakët që do të jetë më 4 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”

Trajneri Bradriç thotë se në këtë përballje të parë të kampionatit nuk ka frikë.

“Nuk kam frikë asnjëherë por kam një respekt të madh për kundërshtarin. Një fitore do të jetë e mirë për ne, për ekipin, për tifozët dhe për të gjithë. Shpresoj që t’ia arrijmë”
Erdenis Gurishta do të jetë kapiteni i Vllaznisë për sezonin e ri të cilën e quan një përgjegjësi. I pyetur nëse e sheh Vllazninë si skuadër pretendente Gurishta nuk është aq i bindur duke thënë se ndeshjet do të merren një nga një.

Pas 3 muajsh bojkot Superliga Shqiptare rikthehet në fushën e lojës duke nisur sezonin e ri me ndeshjet e para. Vllaznia e hap sezonin me përballjen ndaj Apolonisë së Fierit nga ku kërkohet një rezultat pozitiv.

Artikulli paraprakNISMË PËR PROJEKTLIGJ KUNDËR DHUNUESVE SEKSUAL
Artikulli tjetërTONIGHT – 03.11.2020