Për Vllazninë ndeshja me Apoloninë është momenti i duhur që kuqeblutë të rikthehen tek fitorja pas tri sfidave pa fitore. Trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç shprehet se Apolonia është një ekip që nuk duhet neglizhuar në asnjë mënyrë.

Trajneri i Vllaznisë pranon se skuadra në takimet e fundit ka pësuar një rënie në lojën e saj shoqëruar edhe me gabime por nga ana tjetër thotë se shkodranët nuk do të tërhiqen nga stili i lojës së tyre që kanë shfaqur këtë sezon, një përgjigje kjo edhe për analistët sportiv që kanë kritikuar ekipin këto javë.

Ndeshja Vllaznia-Apolonia do të luhet më 13 shkurt në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14:00 ku shkodranët do të tentojnë që të marrin një rezultat pozitiv.