Mesfushori i Vllaznisë Arsid Kruja në prag të ndeshjes me Apoloninë shprehet me bindje se skuadra kuqeblu do të arrijë një fitore ndaj ekipit fierak. Lojtarët kuqeblu janë të etur për tre pikët për të ruajtur diferencën me skuadrat e tjera në vendin e parë ndaj përballë Apolonisë Kruja thotë se objektiv i vetëm është fitorja për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive pas tre javëve jo edhe aq të mira.

Apolonia nuk është një kundërshtar i lehtë thotë futbollisti i Vllaznisë Kruja pavarësisht pozicionit të saj në tabelën e klasifikimit si skuadra e vendit të 8-të me vetëm 13 pikë. Fakti që fierakët janë në luftë për t’i shpëtuar zonës së ftohtë në klasifikim bën që Vllaznia të tregojë kujdesin maksimal në këtë ndeshje.

Humbja e Vllaznisë me Laçin nuk do ndikojë në këtë ndeshje thotë Kruja, pasi sipas tij ekipi kuqeblu e ka harruar atë disfatë duke menduar për një rezultat pozitiv ndaj Apolonisë. Sipas Krujës Vllaznia ka treguar se edhe pas humbjeve ka ditur të reagojë dhe kjo do të ndodh sipas tij edhe në këtë sfidë.

Arsid Kruja kaloi një gjendje gripale duke bërë që të mos jetë në formën e tij më të mirë sportive por tashmë futbollisti thotë se gjendja e tij është optimale dhe është plotësisht i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij në ndihmë të ekipi.

Vllaznia aktualisht mban vendin e parë me 37 pikë e ndjekur nga skuadra si Partizani, Laçi dhe Teuta.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORI: BABAI U BLLOKUA NGA UJI NË BANESË
Artikulli tjetërVLLAZNIA-APOLONIA, BRDARIÇ: MOMENTI PËR TË FITUAR