Sulmuesi i Vllaznisë Aralica shënoi dy gola në fitoren 6-3 të kuqebluve ndaj Dinamos. Sulmuesi i cili bëri ndeshjen më të mirë në këto 5 javë të para me skuadrën shkodrane thotë se do vijojë që të japë maksimumin ndërsa Këpuca e Artë si shënuesi më i mirë i kampionatit nuk është një qëllim në vetvete për të por mjafton që skuadra të fitojë ndeshjet.

Një performancë të mirë bëri edhe Liridon Latifi i cili po arrin gradualisht formen e mirë sportive. Triblimet dhe pasimet e tij ishin vendimtare në disa prej golave të kuqebluve në sfidën ndaj Dinamos. Latifi kërkon që të rritet ende ndërsa thotë se ardhja te Vllaznia shpreson që ti shërbejë për të shkuar edhe një herë në një nivel më të lartë në kampionatet e huaja.

Fitorja e Vllaznisë me Dinamon në shifrat 6-3 është ndër ndeshjet më të mira të kuqebluve në një 90 minutësh plot gola dhe aksione të rrjedhshme në sulm.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERT NË FESTËN E ZOJËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA “TENIS” ME DINAMON, FITON 6-3