Vllaznia B në fundjavë ka një tjetër ndeshje në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj Tërbunit takim ky i vlefshëm për javën e 11 të kampionatit .

Kjo ndeshje është e para në fazëne dytë e duke u bazuar në 3 ndeshjet e fundit që Vllanzia B ka bërë edhe në këtë takim synimi i tyre është fitorja. Tre fitore rradhazi e kjo gjë ka ndikuar edhe në objektivat e skuadrës ku tashmë dëshiron pozicionimi drejtë vendeve të para të tabelës pasi aktualisht pas ndeshjes me Egnatian ato renditen vendin e 6 me 11 pike.

Tërbuni duket një skuadër jo shumë e vështirë për shkodranët duke u bazuar në rednitjen e tyre në vendin e 9 me vetëm 8 pikë të grumbulluara. Gjithësesi djetmtë e skuadrës së Vllanzia B si edhe trainer Ervis Kraja po përgatiten shuëm në mënyrë që edhe ecuaria e tyre drejtë fitoreve të mos ndalet . Së fundmi ka një bashkëpunim mjaft të mirë ndërmjet Vllaznia B , ekipit të parë dhe Akademisë duke bërë që shkëmbimet ndërmjet tyre të jenë të frytdhënëse e ku tashmë janë gjeneruar edhe rezultatet e pritshme .

Kalendari i Vllaznia B duket se është në favor të tyre kështu është shprehur trainer Ervis Kraja dhe që beson se tashmë do të arrijnë edhe objektivat e tyre në këtë kapionat .

Artikulli paraprakERKAND QERIMAJ NË SHBA PËR KAMPIONAT
Artikulli tjetërHOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE