Duket se në Shkodër dita e së shtunës është ditë fitoresh sa i perket futbollit. Përvec ekipit të parë që ka marrë një fitore në rezultatin 2-0 ndaj Lushnjes edhe Vllaznia B ka marrë një fitore shumë të vlefshme kundrejtë skuadrës së Beselidhjes të Lezhes në rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Çinari në pjesën e parë e në të dytën nga Hajdari.

Trainer Kraja pas përfundimit të këtij takimi është ndalur në falenderimin për ekpin e parë të Vllaznisë për fuitoren ndaj Lushnjes duke u shprehur se kështu duhet të vazhdojnë. Më tej trainer I Vllanzia B ndalet edhe tek një kërkesë që ka ndaj Federatës së Shqiptare të Futbollit. Çinari dhe Krymi kanë qënë në dispozicion të ekipit B ku në pjesën e parë të këtij takimi është mbyllur me gol të shënuar nga Erald Çinari ku trainer Kraja I vlerson për kontributin e tyre të dhënë për Vllanzia B në këtë ndeshje të rëndësishme.

Kështu Vllanzia B merr 3 pike tepër të rëndesishme e tashme i mbetet të pergatiten fort për takimin e rradhës ndaj Kavajes ku traineri Kraja e ka cilesuar si një ndeshje të vështirë por që do të mundohen që të vazhdojnë në marrjen e të tjera fitoreve.