
Vllaznia B ka udhëtuar ditën e shtunë drejtë Kavajës për tu ndeshur me ekipin e këtij qyteti Besën. Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rezultatin 2-0 fale golit të shënuar me 11-metërsh nga kapiteni Mihani dhe autogolit të Isufit.
Ajo që duhet thënë se 11-metërsh i akorduar nga arbitri ka qenë i sajuar nga ana e Cjapit sepse pamjet filmike qe po e transmetoheshin në transmetim direket tregojnë të kundërtën.
Portieri Vjerdha nuk e ka prekur fare sulmuesin e Besës që është rrëzuar brenda zonës dhe arbitri Cjapi ka treguar piken e bardhe. Ndodh edhe kështu dhe të mendosh që ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet.
Por Besa nuk do të ndalej me kaq pasi në pjesën e dytë të këtij takimi sërish gjejnë rrugën drejtë portës shkodrane dhe shënojnë kështu edhe golin e tretë të tëkij takimi. Por pavarësisht golave të pësuar Vllaznia B në asnjë moment nuk dorëzohet ku më anë të Hallunaj shënon ndaj vendasve duke bërë që ky të ishte edhe rezultati përfundimtarë I kësaj ndeshjeje.
Por ajo që duhet theksuar është fakti se sa I përket gjykimit të kësaj ndeshjeje ka I njëanshëm duke penalizuar jo pak kuqeblutë e në lidhje me këtë një reagim menjëherë pas përfundimit të takimit ka bërë edhe trajneri Ervis Kraja I cili në rrjetin social Face Book shkruan :
Djema ju jeni heroj sepse po beni cdo gje per kete ekip,ju jam mirnjohes per shpirtin e sakrificin qe po beni per kete ekip,shkojme e vijme e as nje kafe sju qet njeri jo me Dreka qe zdina cfar eshte,,Mos u dorzoni,kemi 1 finale javen qe vjen e duhet te jemi me te bashkuar se kurre,,Faleminderit per Sakrificen Tuaj .
Vllaznia B edhe pse është ekipi I dytë në Shkodër ata pak a shumë rreth një vit që nuk marrin pagat e pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të luftojnë për këtë ekipi dhe për ta mbajtur atë në kategorinë e parë.
Ndërkohë të shtunën e ardhshme Vllaznia B do të presë ekpin e Tërbunit ku natyrisht do të synohet të arrijnë fitoren në mënyrë që të vazhdojnë qendrimin e tyre në kategorinë e parë.


