Vllaznia B nuk ka arritur që të fitojë në ndeshjen e rëndësishme dhe direkte për vendin e parë. Kuqeblutë kanë humbur përballë Egnatias me rezultatin 0-1 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Pavarësisht kësaj humbjeje Vllaznia B do vijojë të kërkojë daljen në kategorinë e parë. VLLAZNIA B “BIE” NË SHKODËR, MUNDET 0-1 NGA EGNATIA Vllaznia B ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Shkodranët nuk kanë arritur që të fitojnë përballë rivalëve të kësaj sezoni, Egnatias. Ka qenë një ndeshje plot me rivalitet ndërsa të dyja skuadrat kërkonin fitoren. Pjesa e parë ka qenë më e balancuar mes dy ekipeve dhe është mbyllur në barazim 0-0. Në 45 minutat e parë më shumë stafet teknike por edhe vetë lojtarët në fushën e lojës kanë kërkuar që të studiojnë lojën e njëra-tjetrës për të goditur më pas me aksione sulmuese. Kujdesi më i madh ka qenë në mesfushë dhe fazën mbrojtëse për të mos u ndëshkuar me gol. Në këtë mënyrë pjesa e parë është mbyllur pa gola. Në radhët e Vllaznia B por edhe tek Egnatia luanin edhe futbollistë të ardhur nga Superliga duke bërë që ndeshja të jetë e një niveli tjetër ndryshe nga disa skuadra të tjera modeste që janë në Kategorinë e Dytë. Më shumë në fushën e lojës ka patur luftë sportive dhe grintë se sa ekipet kanë menduar për anën teknike. Në pjesën e dytë Egnatia është munduar të jetë më shumë superiore duke tentuar që të fitojë terren në mesin e fushës. Vllaznia nga ana e saj edhe pse e ka kërkuar golin nuk ia ka arritur qëllimit. Është dashur të vijë minuta e 70’-të që portierit të Vllaznisë t’i shpëtojë një top nga duart, përplaset në shtyllë dhe më pas vjen mbrojtësi Doçi që në rrëmujë e sipër kalon ekipin e Egnatias në avantazh. Shkodranët e kanë patur të pamundur që të barazojnë ndërsa Egnatia siguron një fitore të rëndësishme në Shkodër përballë një rivali si Vllaznia B. Megjithatë për kuqeblutë ende asgjë nuk ka përfunduar sepse kampionati është i gjatë dhe kanë ende mundësi për të rikuperuar këtë humbje dhe për të tentuar daljen në Kategorinë e Parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAGOSEN KATER PERSONA NGA SHPERTHIMI NE MALTEPE TE STAMBOLLIT
Artikulli tjetërIMZOT MASAFRA NE MESHE:NE EMER TE KISHES MOS MBILLNI BIME NARKOTIKE