Arritja e Vllaznisë B për të dalë në Kategorinë e Parë nuk ka qenë aspak e lehtë.

Zëvendëstrajneri dhe kapiteni i këtij ekipi Admir Mehja tregon se sekreti i këtij suksesi është drejtësia në skuadër dhe puna e madhe gjatë gjithë sezonit. Dalja e Vllaznia B në Kategorinë e parë, është një mundësi për të gjithë shkodranët që s’kanë mundësi për të luajtur në ekipet e superiores thotë Mehja.

Portieri Zamir Vjerdha është heroi i Vllaznia B në ndeshjen me Sopotin sepse priti 3 prej penalltive në fund të ndeshjes duke bërë që ekipi i tij të fitojë 4-3 dhe të dalë në Kategorinë e Parë. Vllaznia B u drejtua nga trajneri Ervis Kraja teksa e nisën në Kategorinë e Tretë, më pas në të dytën dhe tashmë bëjnë historinë duke marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Artikulli paraprak“COLOURS OF ALBANIA” NË MUZEUN MARUBI
Artikulli tjetërBALLA NË PEQIN: PD 3 MUAJ NË ÇADËR PËR TË SHTYRË ZGJEDHJET 1 JAVË