Duket se edhe pse tashmë Vllaznia B ka gjetur rrugën e fitores por njëkohësisht e ndjekin pas edhe problemet këtë skuadër.

Të shtunën ekipi shkodran ka udhëtuar drejtë shijakut për të zhvilluar ndeshjen e rradhës ndaj Erzenit kjo ndeshje është mbyllur me rezultatin 3-1 për skuadrën kuqeblu. Ky rezultat duket se nuk është pranuar nga skuadra kundërshtare dhe situata ka përfunduar në konfrontime fizike nga lojtarët dhe tifozëve e Erzenit kundrjetë futbollistëve shkodranë. Bëhet me dije se dy lojtarët e Vllaznia B Suad Bega dhe Mario Kola janë goditur me grushta nga lojtarët vendas por kjo nuk është hera e parë që Vllaznia B përballet me një situatë të tillë, pasi pothuajse të njëjtat ngjarje kanë ndodhur edhe në Peshkopi para disa javësh.

Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga klubi shkodranë të cilët kanë kërkuan që organet përkatëse pranë FSHF-së të marrin masat ndëshkimore ndaj fajtorëve të kësaj ngjarje të paprecedentë. Policia është munduar të qetësojë gjërat por e ka patur shumë të vështirë madje futbollistët shkodranë janë detyruar të qëndrojnë për minuta të tëra në dhomat e zhveshjes në fundin e takimit derisa gjërat janë qetësuar. Por përveç kësja duhet theksuar fakti se skuadra shkodrane ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë në fushë edhe pse goli I parë dhe I vetëm nga Erzeni është shënuar në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje ku në minutën e 45-të me anë të të 11-metërshi të kthyer në gol nga Pasha.

Në pjesën e dytë ndërkohë, Pusi ka barazuar rezultatin në ’67 ndërsa Markolaj ka shënuar golin e dytë në minutën e 80-të. Vendasit kanë shtuar presionin për të barazuar por në ’89 Erkoçeviç ka shënuar edhe golin e tretë për ekipin shkodran që ka marrë fitoren. Përsa i përket ndeshjes me Erzenin ku Vllaznia B arriti të fitojë me rezultatin 3 – 1, falë golave të Pusit, Markolajt dhe Erkoçeviç duhet theksuar se skuadra kuqeblu ka pasur si kapiten Enes Isufi I cili është edhe kapiteni më I ri në moshë që mban këtë pozicion në Kategorinë e parë duke bërë një paraqitje mjaft dinjitoze.