Vllaznia B vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Kategorinë e Dytë. Skuadra shkodrane arriti të marrë një tjetër fitore në kampionat, këtë herë ndaj Naftëtarit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, Vllaznia B ishte skuadra që kërkoi më shumë golin, por përballë gjeti një Naftëtar të organizuar mirë. Megjithatë, pas kalimit të minutave, shkodranët gjetën rrugën e rrjetës pas një aksioni mjaft të bukur nga e djathta, i cili do të finalizohej nga Seralb Hotaj. Në pjesën e dytë, Vllaznia B bëri sërish përpjekje për të gjetur golin e sigurisë, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimën përfundimtare. Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi merr një tjetër tri pikësh të rëndësishëm. Pas ndeshjes, për të folur rreth këtij suksesi, trajneri Brikeno Bizi dhe futbollisti Seralb Hotaj u shfaqën të kënaqur me këtë rezultat pozitiv.

Me këtë fitore, Vllaznia B shkon në kuotën e 18-pikëve dhe vazhdon të kryesojë e vetme renditjen e Kategorisë së Dytë, duke ruajtur bilancin perfekt me gjashtë fitore në gjashtë javët e para të kampionatit.

https://youtu.be/NZbo0z6dw7w

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUDHËTIME GJATË NËNTORIT, RRITEN REZERVIMET
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA FITON NË SEKONDAT E FUNDIT