Momente jo të mira po kalon jo vetëm ekipi I parë I Vllaznisë por edhe Vllaznia B e cila të shtunën ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit për këtë sezon ndaj Kastriotit. Kështu Vllaznia B pasi arrit një ecuri të mirë në tre ndeshje me rradhë I është rikthyer sërish humbjeve ku ndaj ekipit krutanë ka humbur në shifrat 1-0 me gol të shënuar nga Denis Dyca në minutën e 12 të takimit.

Edhe pse në pjesën e dytë të takimit futbollistët e Vllaznia B u munduan të barazonin rezultatin nuk ja kanë arritur për të gjetur rrugën drejtë portës kundërshtare.

Tashmë ekipi I Ervis Krajës pas 12 javësh të kampionatitr mbetet sërish në vendin e nëntë të renditjes në kuotën e 11 pikëve të grumbulluara deri më tani dhe synimi për tu pozicionuar në mesin e tabëlës duket ende larg.

Ndërkohë duket se Kastrioti ka mbyllur kështu një vit futbollistik në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë fitore të arritur ndaj kuqebluve.

Kastrioti në të gjitha takimet e zhvilluara ka vetëm një humbje të pësuar në ndeshjen me Egnatian ndërsa takimet e tjera të zhvilluara ka marrë vetëm fitore.