Në ndeshjen e Vllaznisë B ndaj Adës, e vlefshme kjo për kampionatin e kategorisë së dytë, është aktivizuar për disa minuta edhe mesfushori Eridon Çardaku.

Sigurisht që kjo është diçka shumë pozitive sepse kemi të bëjmë me një futbollist vetëm 16 vjeçar që është pjesë e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia. Ky është edhe aktivizimi i parë për Çardakun. I lindur në vitin 2000, ky futbollist do ta mbajë mend gjatë këtë aktivizim, i pari me bluzën e Vllaznisë, edhe pse në ekipin e dytë. Pas ndeshje Çardaku rrëfeu emocionet për “Star Plus” Çardaku deklaron se objektivat e tij janë që të jetë sa më parë tek skuadra e madhe e Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij por edhe për t’u konfirmuar si futbollist në kampionatin shqiptar. Natyrisht që janë momente emocionuese të djaloshit 16 vjeçar që si çdo i ri ka ëndrrat e tij për një të ardhme të suksesshme me skuadrën e madhe të Vllaznisë.

Artikulli paraprakGRUEMIRË, QENDRA SHËNDETËSORE DREJT SHKATËRRIMIT
Artikulli tjetërFEMRA, VLLAZNIA MUND 5-0 TIRANA AS