Vllaznia B ka pësuar një tjetër humbje në ndeshjen ndaj Tërbunit në rezultatin 0-1 gol që u shënua në minutën e 10 nga Mezini. Gjithësesi ajo që ka çuditur në këtë ndeshje ka qënë së pjesa e parë e këtij takimi ka zgjatur 43 minuta e jo 45 siç është në rregullore. Kjo gjë është kundërshtuar jo pak nga futbollistët dhe trainer i Vllaznia B Ervis Kraja ku ky i fundit pasi ka debatuar me arbitrin është dënuar që në pjesën e dytë të këtij takim të mos ulet në pankinë.

Edhe në pjesën e dytë shkodranët nuk arritjë të barazojnë rezultatin dhe në përfundim të takimit trainer Kraja u shpreheh se arbitri ka favorizuar skuadrën rivale. Ndërkohë Kreshnik Krepi trainer i ekipit të Tërbunit në lidhje më takimin e zhvilluar në “Reshit Rusi” dhe përsa i përket dhe deklaratës së trainerit të Vllaznia B ai shprehet.

Vllaznia B ka pësuar kështu dy humbje rradhazi në shtëpi tashmë dukes se objektivi i tyre për tu pozicionuar drejtë mesit të tabelës është pak më i vështirë për tu arritur.