
Vllaznia B ka shënuar një tjetër humbje në takimin e rradhës kundrejtë Dinamos . Me këtë humbje vazhdon të rëndophet jo pak pozitat e skuadrës së dytë shkodranë duke rrezikuar jo pak në renditje.
Kanë qënë skuadra e Dinamos ajo që ka kaluar në avantazhë që në minutat e para të këtij takimi por ky gol nuk ka qënë I vetmi pasi dyfishimi I rezultatit për dinamovitët ka ardhur në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje edhe pse shkodranët janë munduar të shënojnë në portën kundërshtare por pa ja arritur. Kështu përballaj e Dinamos me Vllaznia B mbyllet me rezultatin 2-0. Pas përfundimit të këtij takimi trainer Ervis Kraja I pakënaqur me rezultatin është shprehur se si arsye kryesore ka qënë arbitrimi kun ë shumë raste sipas Krajës pengonte në çdo rast aksion e ekipit kuqeblu. Kjo nuk është hera e parë që Vllaznia B po “ndëshkohet” nga arboitrimi jo korrekt ku duke u bazuar edhe në deklarata të mëhershme të trainerit Kraja kjo gjë tashmë është bërë rutinë. Gjithësesi Vllaznia B javën e ardhshme në datën 10 shkurt në orën 14:00 do të luaj ndaj skuadrës së Besëlidhjes në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër.
Për skuadrën kuqeblu do të jetë një takim mjaft I vështirë pasi do të ndeshet më lezhjanët të cilët aktualisht pozicionohen në vendin e tretë të klasifikimit me 18 pikë ndërsa Vllaznia B në vendin e 9 me vetëm 11 pikë .






