Ka përfunduar me barazim pa gola ndeshja e luajtur mes Vllaznisë dhe Laçit në stadiumin  “Loro Boriçi” në Shkodër . Dy skuadra që luftojnë për një vend në Kupat e Europës patën raste për të zhbllokuar rezultatin  e lojës por nuk arritën që të finalizonin asnjë aksion, ndaj ndanë nga një pike mes njëra – tjetrës .

Për kuqeblutë e Vllaznisë që vijnë pas dy rezultateve negative me humbjet ndaj Egnatias dhe Kastriotit, fitorja ishte detyrim por nuk arrit madje zbret në vendin e pestë të renditjes pasi Partizani fiton ndaj Teutës me rezultatin 3 me 1 .

Vllaznia ndodhet tashmë në vendin e pestë në kuotën e 40 pikëve ndërsa Laçi arrin të mbaj vendin e dytë me 47 pikë .

Artikulli paraprakPRESIDENTI META NJOFTON KONFERENCË PËR SHTYP NË ORËN 18:00
Artikulli tjetërPRESIDENTI META NË KONFERENCË , META: “KAM EDHE DISA DETYRA PARA SE TË LË PRESIDENCËN