Drejtuesit e Shoqatës së Basketbollit të Vllaznisë vijojnë punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri. Kuqeblutë kanë bërë katër përforcime zyrtare, pikërisht tre amerikanët Lenoir, Wright dhe Hodge Junior, si edhe kanë afruar basketbollistin e njohur shkodran, Robert Shestani. Trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Damian Bekteshi shprehet i kënaqur me afrimin e këtyre basketbollistëve deri tani, ndërsa thotë se pret edhe afrime të tjera në vazhdim.

Bekteshi flet edhe për pritshmëritë që Vllaznia ka për sezonin e ri.

Sezoni i ri në kampionatin e basketbollit pritet të nisë në fillimin e muajit tetor, teksa deri atëherë pritet që skuadra e Vllaznisë të marrë formën e duhur.

Artikulli paraprakZGJIDHET PROBLEMI I VARREZAVE NË LEZHË
Artikulli tjetërPASION NË DASHURI, POR KUJDES FINANCAT…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT