
Basketbollistët e Vllaznisë kanë regjistruar edhe fitoren e rradhës në këtë kampionat.
Vllaznia ka luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Kamza Basket ku që në minutat e para e deri në përfundim të lojës kanë qënë dominues të këtij takimi. Trajneri Bledar Gjeçaj u shpreh mjaft I kënaqur me rezultatin e arritur.
Tashme ekipi I basketbollit javën e ardhshme do të udhëtojnë drejtë Tiranës ku e pret një tjetër ndeshje jo e lehtë për tu përballuar por që shpresohet që me përgatitjen e duhur sërish do të mund të marrin edhe fitoren e rradhës.
Pavarësisht se Vllaznia basket këtë kampionat e nisi me humbje tashmë kjo duket diçka që duhet harruar pasi trajneri Gjeçaj shprehet se djemt e skaudrës kanë arritur ti rikthehen gjendjes përfekte të tyre dhe se tashmë si synim kanë arritjen e vendeve të para në këtë kampionat.






