PROBLEMI PËR FUSHËN KU DO TË ZHVILLOHEN TAKIMET, ZGJIDHJA NË FSHF. Akademia e Vllaznisë ka bojkotuar ndeshjet e ligës amatore dhe nuk do të marrë pjesë në aktivitetin që organizon Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit për veriun e Shqipërisë.

Për më shumë rreth këtij problem ka folur administratori i Vllaznisë, Neritan Kalamishi gjatë emisionit “Star Sport”. Star Plus ka kontaktuar dhe me përfaqësuesin e zyrës Rajonale, Hysen Zmijani për të patur një sqarim, rpo ai është shprehur se Federata do të japë zgjidhjen e duhur. Tashmë të dy palët mbeten në pritje të përgjigjes që do të japë federate dhe për të zgjidhur një problem që duket aq amator dhe i pa kuptueshëm ku në fund ato që e pësojnë janë fëmijet e këtyre ekipeve që luajnë në këtë ligë amatore.

Artikulli paraprakPROJEKTI I STADIUMIT “LORO BORIÇI” NË FOKUSIN E STAR SPORT
Artikulli tjetërHARUSHA: KURSE PROFESIONALE PËR GRATË E NGUJUARA