Ashtu siç kanë paralajmëruar futbollistët e Vllaznisë kanë bojkotuar seancat stërvitore. Lojtarët kuqeblu kanë pritur përgjigjen nga kryetari i bordit Shpëtim Quku se çfarë do të bëhet me pagat e tyre të padhëna por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Të gjendur në këtë situatë futbollistët e Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen dhe janë të vendosur për të mos u stërvitur derisa të marrin pagat e tyre.
Në të njëjtën linjë është edhe futbollisti tjetër i Vllaznisë Florind Bardulla. Vllaznia shpesh herë ka qenë në situata të vështira dhe lojtarët kanë qëndruar pa u paguar me muaj por asnjëherë nuk kanë bojkotuar seancat stërvitore. Duket se futbollistët s’mund ta durojnë më këtë gjendje ndaj kërkojnë siguri për të ardhmen e tyre. Ende nuk dihet se si mund të gjehet zgjidhja.