TRAJNERI DREJT SHKARKIMIT, PRITET NDESHJA ME KUKËSIN. Bordi drejtues i Vllaznisë nuk ka dalë me një vendim paraprak por çdo gjë është shtyrë për diten e enjte.

Në fakt ditën e martë u prit një qëndrim për të ardhmen e trajnerit dhe ndihmësit të tij. Nga burime të sigurta pranë drejtuesve të ekipit, mësohet se pista për zëvëndës trajnerin Vioresin Sinani ka rënë përfundimisht. Ndosne diskutohet që ai dhe mund të marrë drejtimin në rast të shkarkimit të Rainerit, nuk dihet në qoftëse do ti besohet detyra në drejtim të ekipit. Përsa i përket të ardhmes së Rainerit, ai është drejt një shkarkimi. Jo pa qëllim vendimi është lënë për diten e enjte. Nga komunikimi me drejtues të bordit theksohet se nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët dhe nuk mund të dilet në një vendim pa votat e të gjithëve. Por ajo që duket nuk ka shumë nevojë për koment. Drejtuesit do të presin ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit e më pas mund të marrin një veprim konkret. Në rast kualifikimi, natyrisht Raineri do të vijojë të jetë në krye të skuadrës, në të kundërt ai pas shumë ndeshjesh humbjeje mund të shkarkohet. Madje tekniku Italian e ka parandjerë diçka të tillë. Pasi në seancën e ditës së martë u ka lënë futbollistëve të kuptohet se është drejt largimit. Burimet konfirmojnë se është duke u menduar për trajnerin e ri të skuadrës por nuk ka emra konkret. Gjithsesi, situata duket se do të marrë një drejtim pas ndeshjes dhe të enjten do të kemi qëndrimin konkret. Kjo për shkak se edhe drejtuesit janë në dyshim, pasi ka nga ato që mendojnë se shkarkimi i Rainerit nuk do ti shërbente skuadrës, por nga ana e tjetër presioni i 6 humbjeve për të dyten herë dhe tifozët të pakënaqur bëjnë që situate të kërkojë një zgjidhje konkrete. A do shkarkohet Raineri kjo mbetet për t’u parë. Logjika të drejton drejt largimit të tij. Kush do të jetë zëvëndësi as kjo nuk dihet. Vllaznia me të vërtetë që është në një udhëkryq ku fatmirësisht duhet thënë që të pakten kemi siguruar mbijetesen.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/p_xLp0FY0kg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]