Është mbyllur me rezultatin 3-0 ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vllaznia dhe Bylisi e mbyllin pjesën e parë në barazim 0 me 0. Abissnet Superiore, java e 24-të. Të dyja skuadrat, shënuan nga një gol, por që u anolua nga arbitri. Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 53-të. Miqtë nga Ballshi shkaktuan autogol me anë të Kamara. Tre minuta pas golit të parë, Vllaznia gjen edhe golin e dytë. Pas një krosi të Malës nga e djathta është Stojanoviç që tund rrjetën ballshiote, duke e çuar rezultatin në 2-0. Goli i tretë për ekipin shkodran u shënua në minutën e 88-të nga Kahremanoviç. Vllaznia arrin të marrë një trepikësh me vlerë në Shkodër ndaj Bylisit.

Artikulli paraprakZBARDHET AGJENDA E KRYEMISTRIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërMBYLLET PROCESI I VOTIMIT NË KOSOVË