Vllaznia do të ketë ndeshjen e radhës ndaj Bylist, përballje që do të luhet në Shkodër dhe që është e vlefshme për kampionatin. Trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja që e drejton skuadrën shkodran në ndeshjen e tij të dytë thotë se barazimi me Teutën në Kupë është lënë pas dhe tashmë e gjithë vëmendja është përqëndruar për të arritur një fitore ndaj Bylisit si një kundërshtar direkt në zonën e ftohtë të renditjes.

Trajneri Dedja pavarësisht barazimit të Vllaznisë në Kupë me Teutën vazhdon të mendojë se Vllaznia është një skuadër e mirë.

Vllaznia vjen në përballjen me Bylisin pas dy rezultateve jo të mira siç është humbja me Laçin në kampionat 5-2 dhe barazimi në 2-2 në sfidën e parë çerekfinale të Kupës me Teutën.