Vllaznia është në gjendjen e saj optimale në prag të ndeshjes së Konferencë League që do të jetë ndaj rumunëve të Craiova shprehet trajneri i kuqebluve Mirel Josa.
Tekniku Josa e quan disavantazh faktin që vitin e kaluar rumunët e Craiova kanë luajtur ndaj ekipit tjetër shqiptar Laçit.
Për teknikun Josa e rëndësishme është që Vllaznia të funksionojë si skuadër kur pyetet nëse ka menduar një lojë sulmuese apo një lojë më cinike.
Kapiteni i Vllaznisë, mbrojtësi Erdenis Gurishta thotë se kundërshtarët janë favoritë vetëm në letër sepse në futboll fiton kush jep maksimumin.
Kapiteni Gurishta e di që mbrojtja mund të ketë më shumë punë përballë rumunëve të Craiova por objektiv i kuqebluve është vetëm fitorja.
Ndeshja e parë e turit të dytë të Konferencë League Vllaznia-Craiova luhet më 21 korrik në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në rast të kualifikimit për Vllazninë do të ishte historike sepse për herë të parë do kalonte në turin e tretë të një kompeticioni Europian.