Më datë 21.07.2022, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për UEFA Conference League, ndërmjet skuadrave Vllaznia dhe Universitatea Craiova (Rumani).

Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë të gjithë qytetarët, tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Rumania, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi”, se DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

1. Pritjen dhe eskortimin e delegacionit të ekipit mik, Personaliteteve të Larta Shtetërore, përfaqësuesve të UEFA-s dhe gjyqtarëve të ndeshjes;

2.Pastrimin e perimetrit rreth stadiumit dhe moslejimin e parkimit të mjeteve duke filluar nga ora 19:00;

3.Kontrolle të rrepta të tifozerive për mjete të palejuara, mjete piroteknike, pije, parrulla të papërshtatshme etj;

4.Mbajtjen nën mbikqyrje të tifozëve problematikë, të atyre që konsumojnë lëndë narkotike ose atyre që mund të tregtojnë ose të disponojnë bileta të fallsifikuara;

5. Patrullime dhe mbajtje në mbikqyrje të akseve rrugore, rrugëkalimeve, shesheve në qytet, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

6.Bashkëpunimin me SHPSF-në dhe institucione të tjera që kanë detyrime në këtë aktivitet, me qëllim eliminimin e çdo problematike të konstatuar;

7.Mbyllja e disa akseve rrugore të cilat nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët për lëvizjen me automjete, duke filluar nga ora 17:30. Konkretisht segmentet rrugore që do të mbyllen janë:

a) Rruga “Muhamet Dibra” që lidh stadiumin “Loro Boriçi” me unazën perëndimore;

b)Një pjesë e bulevardit “Bujar Bishanaku”, konkretisht nga kryqëzimi i këtij bulevardi me rrugën “Dr. Abdulla Mehmeti” dhe Rrugën Brojej deri në kryqëzimin e bulevardit me rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Evija Çelebiu” ose siç njihet ndryshe Kryqëzimi i Fishtave.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e këtyre segmenteve dhe ftojmë qytetarët të përdorin akse alternative për mbërritjen në destinacionet e tyre.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-CRAIOVA, JOSA DHE GURISHTA: LUAJMË PËR FITORE
Artikulli tjetërINCIDENT APO HAKMARRJE? U LA NË PRITJE NGA ERDOGAN, JA MOMENTI I SIKLETSHËM I PUTINIT (VIDEO)