“Jam mësuar më sfida por me Vllazninë e qytetit tim do t’ia dalim”.

Kështu u shpreh trajneri i ri i Vllaznisë Armando Cungu menjëherë pas prezantimit të tij në bashkinë Shkodër. I pyetur për situatën e vështirë të Vllaznisë, Cungu tha se do të dalim në breg pa u lagur duke nënkuptuar shpëtimin e kuqebluve nga rënia prej Superligës.. Tekniku i ri tha se lojtarët do t’i kthehen stërvitjes dhe se nuk do ketë bojkot për shkak se është siguruar ana financiare. Armando Cungu vjen tek Vllaznia pas drejtimit me sukses të Kukësit dhe Laçit, tashmë me një mision të ri për ta çuar skuadrën e qytetit të tij në vendet e nderit.