
Statusi i plotë në faqen zyrtare të Vllaznisë në Facebook:
REAGIM I TRAJNERIT CUNGU Trajner i ekipit tone Armando Cungu ka qene shume i shqetesuar ditet e fundit ne lidhje me shume lajme te paverteta qe qarkullojne ne lidhje me merkaton e Vllaznise dhe per kete arsye, ka bere kete reagim per faqen zyrtare te klubit: Ajo që po më mërzit më shumë se çdo gjë tjetër është zhurma që po krijohet rreth merkatos së Vllaznisë. Çdo ditë lexoj dhe dëgjoj për lajme të pavërteta. Nuk e di se me çfarë qëllimi bëhen por mesa shoh, ka diçka në këtë mes. Ato që i shkruajnë ndoshta duan t’u gjejnë ekip këtyre futbollistëve dhe për këtë arsye fusin në lojë edhe emrin e Vllaznisë. Përditë qarkullojnë emra të ndryshëm, i fundit rasti i sotëm i mbrojtësit kroat Buljan, por më parë ka ndodhur edhe me emrat e Vidoviç dhe shumë të tjerave, për të cilët fliten shumë të pavërteta. Thuajse 90 për qind e emrave që janë përmendur, nuk janë kontaktuar fare nga ana jonë. Atëherë përse shkruhet se ata janë pranë firmës?! Ne nuk kemi shfaqur asnjë interes për këto futbollistë sepse nuk janë në planet tona. Për këtë arsye, doja t’u bëja edhe njëherë tjetër një thirrje miqësore gazetarëve për t’u treguar më të kujdesshëm në ato çfarë shkruajnë për Vllazninë. Telefoni im por edhe i drejtuesve të tjerë të klubit ka qenë dhe është i hapur 24 orë dhe ato mund të marrin informacionin e saktë në lidhje me atë çfarë është duke ndodhur me merkaton e skuadrës sonë dhe jo të shkruajnë gjëra të pavërteta që besoj se bëhen me një qëllim të caktuar. Megjithatë, gjëja e vetme që kërkoj është sa më shumë korrektesë në pasqyrimin e lajmeve rreth Vllaznisë”.
/ Star Plus TV /






