Armando Cungu është prezantuar zyrtarisht përpara futbollistëve të Vllaznisë.

Cungu nuk është prezantuar në fushën stërvitore por bashkë me lojtarët janë ngjitur në zyrën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi. Takimi ka zgjatur për pak minuta dhe kryebashkiakja ka dhënë siguri për të ardhmen ndërsa ka vlerësuar figurën e trajnerit të ri. Kryebashkiakja dha edhe një lajm që tifozët e presin prej kohësh se shumë shpejt mund të afrohen donator ndërsa dy prej tyre kanë avancuar në biseda. Vllaznia nuk do ta braktis më stërvitjen ashtu si një ditë më parë sepse janë siguruar pagat e padhëna dhe vazhdimësia në të ardhmen. Ky është takimi i parë i kryetares së bashkisë Voltana Ademi me futbollistët e Vllaznisë që nga marrja e detyrës nga ana e saj. Në këtë takim mungoi drejtori sportiv Armir Grima ndërsa të pranishëm ishin bordi bashkë me administratorin e ri Astrit Gjyrezi.