Skuadra shkodrane këtë pragsezoni të ri futbollistik duket se është “dashuruar” me futbollistët kosovarë. Pas mbrojtësit Adnan Haxhaj dhe mesfushorit Berat Ahmeti, që tashmë kanë firmosur me Vllazninë, edhe tre futbollistë të tjerë kosovarë shpresojnë ta bëjnë këtë gjë në ditët në vijim. Janë tre futbollistë që po stërviten me skuadrën shkodrane dhe po testohen nga ana e stafit teknik, ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse do të qëndrojnë apo jo.

I pari që ka ardhur ka qenë mbrojtësi 18-vjeçar, Lorik Arifaj. Ai konsiderohet një element me shumë perspektivë dhe për këtë arsye, mund të shihet me prioritet për të ardhmen. Pas tij, që nga dita e hënë, në stërvitje me kuqeblutë është bashkuar edhe mesfushori Alush Gavazaj. 20-vjeçari është nën kontratë me ekipin e Tiranës, megjithatë ekziston mundësia që të luajë me Vllazninë në formë huazimi, por edhe për marrjen e kartonit të tij nga bardheblutë, gjithnjë nëse trajneri Zmijani jep “OK”-in për të. në stërvitje me ekipin është bashkuar edhe mesfushori tjetër, 21-vjeçari Ylber Ramadani. Ai ka luajtur në sezonin e fundit me Prishtinën, ndërsa tashmë kërkon që përmes Vllaznisë të shohë mundësinë e kalimit në një ekip tjetër jashtë vendit. Edhe për të, në fakt, ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në Shkodër apo jo. Ato po testohen dhe natyrisht që në miqësoren ndaj Deçiçit do të jenë në fushë për të treguar vlerat e tyre dhe, nëse bindin, kuptohet që drejtuesit shkodranë do t’u ofrojnë firmosjen e kontratave, ashtu siç ka bërë edhe me të tjerët. Megjithatë, për të ndodhur kjo, besojmë se do të kalojnë edhe disa ditë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SOT MIQËSORE ME EKIPIN E DEÇIÇ
Artikulli tjetërShqipëria do të jetë për herë të parë në grupet për kualifikueset në botëror me Italinë.