Vllaznia pas humbjes ndaj Flamurtarit tashmë si fokus të saj ka takimin e rradhës ndaj Tiranës ndeshje kjo që do të mbahet në stadiumin “Loro Boriçi” të mërkurën në orën 13.

Kjo është ndeshja e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë mes Vllanzisë dhe Tiranës e cila në ndeshjen e para dy javëve të luajtur në kryeqytet ku bardheblutë fituan 2-0. Vllaznia që nga fillimi i këtij sezoni futbollistik nuk ka shënuar një ecuri të mirë në takimet e saj të zhvilluara si në Superiore po ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë por në këtë takim shpresohet që kuqeblutë e trainerit Ernest Gjoka të mund të marrin fitoren ndaj Tiranës pas kjo mund të quhet edhe një revansh për shkodranët. Por për të arritur në këtë pjesë dhe përmbysur rezultatin futbollistëve të Vllaznisë u duhet që në këtë ndeshje të shënojnë tre gola.

Për ta arritur këtë gjë duhet që të gjithë lojtarët bashkë në fushë të bëjnë maksimumin e tyre edhe pse nga ana tjetër është reparti i mbrojtes përveç portës që hera herës dështon e kjo pjesë ngjall mosbesim në arritjen e fitores ndaj këtij takimi. Por pavarësisht kësaj në ekipin kuqeblu kanë dëshirën dhe janë të bindur se në këtë takim do të mund tia dalin të marrin këtë fitore por kjo gjë mbetët për tu parë të mërkurën nëse do të realizohet.