
KF Vllaznia ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Përmes një njoftimi, klubi shkodran ka falënderuar Martinin për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.
“Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.
Në fund, klubi i uron trajnerit fat dhe suksese në vijim të karrierës së tij, duke e përshëndetur me mesazhin: “Faleminderit, Edi!”.


