Ndeshja e së hënës në “Loro Boriçi” është e një rëndësie të veçantë në kampin shkodranë duke qënë së do të përballen më një rival direkt. Në këtë finale siç e quajnë tek skuadra kuqeblu këtë takim të dy skuadrat do të luftojnë fort për të arritur fitoren e për tu larguar kështu zonës së rrezikut dhe rënies nga Kategoria. Atmosfera në kampin kuqeblu duket e qetë dhe me fokus të plotë ndaj këtij takimi të javës së 20. Klubi për ti dhënë më shumë zemër ekipit kanë menduar të realizojnë edhe një spot ku ftohen të gjithë tifozët e skuadrës së Vllaznisë që të hënën të jenë të gjithë në stadium në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës pasi dihet edhe rëndësia e këtij takimi.

Gjithësesi Gilman Lika kapiteni i skuadrës shkodrane shpreson shumë që tifozët të jenë të shumtë në mbështetje të tyre. Pavarësisht se deri në përfundim te Superiores do akoma kohë për kapitenin kuqeblu rënia nga Kategoria nuk diskutohet pasi ai dëshiron ta shohë sa më lart. Edhe në kampin e skuadrës kundërshtare situata duket e qetë pavarësisht lëvizjeve të fundit në pankinë.

Durrsakët do të luajnë kundër Vllaznisë në transfertë dhe synimi i tyre është që të dalin me tre pikët. Sigurisht bëhet fjalë për një përballje shumë të vështirë, pasi luhet jashtë fushe dhe përballë një rivali direkt për mbijetesë. Skuadra e drejtuar nga Gentian Begeja do kërkojë të shfrytëzojë faktin që te Vllaznia do të jenë më shumë në presion për të shkuar te fitorja, ndaj edhe loja e tyre do të jetë e kujdesshme dhe e studiuar gjthësesi një gjë është e sigurt se ky takim do të sjellë jo pak emocione në fushën e blertë.

Artikulli paraprakINTERVISTA E RRALLË E NDOC GURASHIT
Artikulli tjetërMINISTRI XHAFAJ, “SHKUND” POLICINË E SHKODRËS