Objektivi i Vllaznisë minimalisht në këtë sezon janë Kupat e Europës. Ndryshe nga trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç i cili nuk flet për objektiva, drejtuesit e kuqebluve tregojnë se një vend mes katër ekipeve më të mira nëse nuk arrihet cilësohet si një dështim. Një gjë të tillë e thotë drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati.

Braziliani i Vllaznisë Da Silva i cili ka spikatur në ndeshjet e luajtura mund të largohet nga kuqeblutë për shkak të disa mosmarrëveshjeve që janë krijuar mes tij dhe stafit teknik. Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati thotë se nëse tek kuqeblutë vjen një ofertë janë të gatshëm për të diskutuar për Da Silvën.

Sot pritej që në Shkodër të vinte sulmuesi nga Kenia Dunga por duket se nuk do jetë më pjesë e Vllaznisë për shkak se nuk është paisur ende me pasaportë në shtetin e tij.

Sa i përket emrave si Llullaku dhe Balaj nuk mund të jenë pjesë e Vllaznisë për shkak të kostos së lartë financiare ndërsa sulmuesi Sukaj thotë drejtori Djarmati e ka takuar trajnerin Brdariç si një tifoz dhe nuk ka asgjë serioze për një afrim tek Vllaznia.

Futbollisti Lekaj firmosi në Kosovë duke u larguar nga Vllaznia ndërsa të larguar janë edhe Sidorenco që i ka mbaruar kontrata dhe në tratative për një largim është edhe Mandiagu ndërsa e vetmja mundësi që Vllaznia të afrojë lojtarë në merkaton e janarit mbeten vendet e Ballkanit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-SKENDERBEU, HOXHA: SYNOJMË NJË TJETËR FITORE
Artikulli tjetërSHPERTHIM ME TRITOL NE SHKODER