
Lushnja do të presë këtë të shtunë skuadrën kuqeblu ku do të zhvillojnë ndeshjen e javës së 19 të Kategorisë Superiore. Ky takim në fakt pritet me shumë interesë nga tifozët por edhe në opinionin sportiv pasi të ekipet janë në zonën e rrezikut dhe do të luajnë për mbijetesë.
Interesante është fakti se pritet që tifozët shkodranë të udhëtojnë drejt Lushnjes për këtë ndeshje në transfertë ku pas disa humbjeve rresht pritet që shkodranët të gjejnë edhe rrugën e kthimit. Bëhët me dije se Vllaznia do të shkojë me dy mungesa të sigurta siç janë Krymi dhe Çinari për shkak të kartonëve të verdhë të cilët i kanë plotësuar limitin e tyre. Por në kampin kuqeblu gjatë stërvitjes bëhet me dije se edhe dy lojtarë të tjerë si Arlind Kalaja dhe Renato Malota I pari u largua i dëmtuar që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Skënderbeut ndërsa i dyti ka marrë një goditje në minutat e fundit të takimit. Megjithatë nuk duket asgjë serioze dhe të dy futbollistët janë shfaqur në gjendje të mirë duke u stërvitur me grupin duke lënë të kuptohet se për Kalaja dhe Malota nuk ka ndonjë gjë serioze dhe se do të jenë të gjatshëm për në takimin ndaj Lushnjes. Ndërkohë sa i përket skuadrës rivale duke së ata do të jenë më ekip të plotë në këtë përballje ku natyrisht do të kenë si synim mposhtjen e Vllaznisë duke u munduar të marrin pikët e nevojshme edhe pse Lushnja renditet në vendin e 10 të klasifikimit me vetëm 8 pikë ndërsa Vllaznia vazhdon sërish me vetëm 15 pikë e duket se kjo gjë do të jetë e vështirë. Lushnjes i duhen edhe 7 pikë për tu barazuar aktualisht me Vllazninë dhe Teutën të cilata janë me pikë të barabarta ku kuqeblutë tashmë në vendin e 8 duket se për momentin janë sportuar përkohësisht nga zona e rrezikut.
Gjithësesi pritet që në javët në vazhdim Vllaznia të tregojë forcën e tyre ku e presin ndeshje mjaft deçizive duke diktuar kështu edhe nësë do të jetë një nga pretendentet e rënies nga Kategoria Superiore në atë të Parën.






