
NË JAVËT E FUNDIT TË KAMPIONATIT DO TË MOTIVOHEN MË SHUMË TË RINJTË. Vllazni ka vendosur të ndërrmarrë një strategji të re përsa i përket pagave të lojtarëve të saj.
Pas masave disiplinore tashmë do të ketë dhe shpërblime më të mëdha financiare për ato që japin më shumë kontribut dhe do tëe ketë zbritje të rrogës për ato që nuk kontribuojnë sa duhet për ngjyrat kuqeblu. Siç mësohet nga burime pranë klubit shkodranë dhe nga ajo që është diskutuar edhe në mbledhjet e javëve të shkuara, mësohet se drejtuesit do të bëjnë një vlerësim të punës së gjithsecilit lojtarë për periudhën e mbetur. Një lloj motivimi për lojtarët që të japin maksimumin e tyre në këto javë të mbetura. Por më tepër duket se është një motivim më shumë për lojtarët e rinjë, të cilët po mbajnë peshën e ekipit në këto momente. Tashmë është duke u shikuar mundësia e një rritje të pagës së këtyre lojtarëve, ndërsa pjesa tjetër që nuk japin maksimumin mund të ketë ulje në pegesa. Nuk dihet sesi mund të veprohet, por drejtuesit do të mbështesin ndoshta një vlerësim të tillë nga raportet e stafit teknik. Një gjë e tillë mësohet se mund të bëhet jo nga aktivizimet, por nga ajo që lojtarët do të paraqesin si në proçeset stërvitore e po ashtu edhe në ato minuta loje që do të jepen në dispozicion nga ana e stafit teknik. Kjo duket një tjetër strategji për motivimin e skuadrës dhe të futbollistëve, ndërsa në fund të këtij sezoni mund të shikohet me saktësi se si është vepruar në menaxhimin e ekipit dhe a ka dhëmnë efikasitetin e duhur, sidomos me ardhjen e stafit të ri teknik që për hir të së vërtetës ka vendosur rregulla strikte dhe masa ndëshkuese për të gjithë lojtarët të cilët nuk do ti respektojnë ato.