PUNIMET PËR RIKONRSUKTIONIN E STADIUMIT VAZHDOJNË ME RITËM TË KËNAQSHËM. Vllaznia do të realizojë 6 përforcime për sezonin e ri e do të jetë konkurese, ky është konkluzioni i Administratorit të Vllaznisë, Neritan Kalamishi, në një intervistë të dhënë për Star Plus. Ai ka theksuar se puna është drejt rrugës në të cilen është projektuar pavarësisht largimeve që janë realizuar.

Ndër të tjera, Kalamishi, ka folur dhe për përforcimet që pritet të realizohen. Përsa i përket fushës sportive “Reshit Rusi”, brënda të gjithë mundësive, Vllaznia do ti zhvillojë aty ndeshjet e para të kampionatit. Ndërkohë që Bashkia e Shkodrës do të duhet të shqyrtojë dhe një kërkesë për marrjen në përdorim të stadiumit “Loro Boriçi”. Duke u ndalur konkretisht tek puna që është duke u bërë në rikonstruksionin e stadiumit, shikohet qartë nga pamjet që ofron Star Plus se puna po vazhdon me një ritëm të kënaqshëm dhe se në punë gjendet një numër i konsiderueshëm puntorësh njeherazi. Sipas dhe informacioneve, ky stadium pritet të jetë gati për ndeshjen e tetorit, mes Shqipërisë e Serbisë.

Artikulli paraprakGREQI, QEVERIA MBYLL BANKAT PËR 7 DITË
Artikulli tjetërVLLAZNIA REALIZON BLERJEN E PARË, AFRON SELMANIN