Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjes miqësore të Shqipërisë me Gjeorgjinë ka ndikuar pozitivisht për ekipin e Vllaznisë. Në radhët e kuqebluve disa prej futbollistëve janë rekuperuar dhe tashmë do jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat që do zhvillohet ditën e mërkurë me Teutën e Durrësit.

Në këtë mënyrë infermieria kuqeblu është lehtësuar jo pak sepse disa prej lojtarëve janë të gatshëm për të luajtur në fushën e lojës duke qetësuar disi edhe trajnerin në detyrë Armir Grima. Në këtë mënyrë një lajm i mirë vjen për portën. Në katërkëndesh ndaj Teutës me shumë mundësi do të luaj portieri i parë Dragojeviç i cili ka kaluar dëmtimin e tij që ka patur. Tashmë përveç portës që duket një çështje e zgjidhur pozitive është edhe rikthimi i mbrojtësit Polizoi Arbri. Pas dëmtimit që pësoi edhe ai bëhet e ditur se futbollisti i Vllaznisë është ka rinisur seancat normale të stërvitjes bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve dhe është i gatshëm për stafin teknik. Edhe më tej në mesfushë Florind Bardulla është rekuperuar duke lënë thuajse totalisht dëmtimin e tij që ka patur. Shkodrani po stërvitet dhe po ashtu është në gatishmëri të plotë për të qenë në fushën e lojës. Megjithatë disa të tjerë vijojnë të jenë të dëmtuar dhe Vllaznia nuk do jetë e plotë ndaj Teutës. Mesfushori Krymi me shumë mundësi nuk do arrijë që ta kalojë dëmtimin e tij deri të mërkurën kur është ndeshja me Teutën ashtu siç e pamundur që të jetë në fushën e lojës edhe për sulmuesin Sebastian Soza. Golashënuesi më i mirë i kuqebluve për shkak të dëmtimit do t’i duhet më shumë kohë për ta rimarrë veten. Pavarësisht këtyre dy mungesave Vllaznia ndaj Teutës do kërkojë fitoren si e vetmja mundësi për të rrezikuar sa më pak në luftën për mbijetesë.