Të mërkurën Vllaznia ka ndeshjen e rradhës për në kupë ku si kundërshtarë do të ketë ekipin krutan Kastrioti.

Natyrisht që fokusi është maksimal përsa i përket sfidës ndaj krutanëve ku synimi është arritja e fitores në këtë ndeshje. Ka qënë kjo një nga arsyet që skuadra kuqeblu i janë rikthyer stërvitjes pas një dite pushimi duke synuar përgatitjen më të mirë fizike të lojtarëve në këtë përballje.

Por përvec Kastriotit skuadra shkodrane ka një tjetër përballje brënda javës ku të shtunën do të përballet më Laçin për kampionat ndeshje kjo që do të luhet në transfertë dhe padyshim që kuqeblutë nuk duhet ta humbasin për të mos lëshuar terren në renditje.

Këto dy sfida që e presin Vllanzinë gjatë kësaj jave pa dyshim që janë shumë të vështira të cilat meritojnë një vëmendje maksimale nga futbollistët dhe stafi teknik i Vllaznis.

Artikulli paraprakMALËSIA E MADHE, PA DREJTUES ARSIMI
Artikulli tjetërVOLEJBOLL,VLLAZNIA FITON KUPËN E FEDERATËS