RAINERI: DO LUAJMË NDAJ FANTAZMAVE, NE HYJMË PËR FITORE.

Skuadra e Vllaznisë do të hyjë për fitore në fushën e lojës ndaj Kukësit në ndeshjen e parë të të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Për këtë është shprehur i bindur trajneri Baldo Raineri. Madje në konferencën e tij për media është shprehur se do të luajë ndaj fantazmave duke u fokusuar tek aludimet e ditëve të fundit. “Vllaznia është duke u përgatitur për ndeshjen me Kukësin në Kupë. Ne e kemi thënë se kemi një objektiv në këtë kompeticion dhe besoj se do të ia arrijmë. Ne do të luajmë ndaj fantazmave duke ditur për çfarë është folur e aloduar por unë nuk jam i këtij mendimi. Duhet ti vërtetojmë gjërat pastaj të flasim. Përsa i përket takimit të parë ne do të mundohemi të fitojmë më çdo kusht. E di se në ndeshjet e Kupës ne nuk duhet të pësojmë gol sidomos në ndeshjen e parë, por kjo pak rëndësi ka, pasi duhet të kalojmë turin dhe për këtë jemi duke punuar”, ka thënë Raineri. Përsa i përket formacionit dhe situatë në ekip, trajneri është i shqetësuar për një situatë gripale por beson se zëvëndësuesit do të jenë të aftë për të përballuar ndeshjen. “Përsa i përket formacionit akoma nuk kam asnjë veprim, pasi kemi disa lojtarë me gjendje gripale. Duhet të shohim pak kohë përpara ndeshje pasi do të bëjmë lëvizjet e duhura. Për mua pak rëndësi ka pasi dhe ato që do të aktivizojmë do të bëjnë shumë mirë punën e tyre dhe për këtë jam i bindur”, ka shtuar tekniku italian i kuqebluve. Vllaznia do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kukësit. Kjo përballje përbën interes për vetë akuzat që janë lëshuar për trukim të takimit të parë. Nga ana e tjetër, Vllaznia ka shprehur objektivin e saj për të fituar këtë Kupë si e vetmja mënyrë për të siguruar Europën.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/yS7H3aJMIqA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]