Vllaznia ka marre nje barazim 1-1 ne ndeshjen e Liges se Kampioneve perballe ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv.

Ndeshja nisi me nje gjest simbolik teksa vajzat e moshave te Vllaznise i dhuruan flamurin ukrainas dhe nje buçete me lule ekipit mik ne shenje solidarideti per luften ne Ukraine. Pjesa e pare foli per skuadren ukrainase me shume por pa arritur qe te shenojne. Ne pjesen e dyte Vllaznia e nis me gol teksa Megi Doçi i jep avantazhin vajzave shkodrane ne minuten e 54.

Vorskla ne minuten e 65 merr nje penallti qe fillimisht pritet nga portierja e Vllaznise Moiser por me pas topi nuk largohet nga zona dhe skuadra mike barazon ne 1-1. Vllaznia ka dy raste te arta me amerikanen Patterson dhe Doçin por qe nuk shfrytezohen siç duhet duke bere qe sfida e pare te mbyllet ne barazim 1-1.

Ndeshja e dyte pas nje jave do te luhet serish ne Shkoder per shkak te luftes ne Ukraine dhe skuadra qe do te fitoje do te shkoje ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve mes 16 ekipeve me te mira te Europes. Kete ndeshje e ndoqen 2500 tifoze qe mbeshteten ekipin e Vllaznise duke shpresuar tek kualifikimi ne sfiden e dyte.