
Vllaznia në futboll për femra është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Pas humbjes 1-2 në Durrës, vajzat kuqeblu pësuan të njëjtin rezultat edhe në stadiumin “Loro Boriçi”. Teuta shënoi golin e parë në minutën e 41-të, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh. Në pjesën e dytë, Vllaznia rriti presionin dhe në minutën e 73-të, Megi Doçi barazoi shifrat në 1-1 nga pika e 11-metërshit. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, Teuta riktheu avantazhin dhe fitoi 2-1. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, uroi Teutën për kualifikimin, por pranoi se humbja “djeg” dhe theksoi gabimet e shumta të ekipit.
Për të tretin vit rradhazi, Vllaznia nuk arrin të luftojë për Kupën e Shqipërisë, duke humbur këtë trofe edhe në dy sezonet e kaluara.






