
Vllaznia e femrave ka fituar me rezultatin 3-0 ndeshjen miqësore ndaj Prishtinës, e cila u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi”. Protagonistja kryesore e këtij suksesi ka qenë sulmuesja Klaudia Boriçi, e cila ka shënuar të tre golat e kësaj miqësoreje. Takimi është shoqëruar nga një dominim i vajzave kuqeblu. Megjithatë, edhe miket treguan shumë dëshrië në fushën e lojës, duke bërë një paraqitje të mirë. Gjithsesi, të dy trajnerët, si Nikolin Leka i Vllaznisë, ashtu edhe Suada Jashari e Prishtinës mbetën të kënaqur me zhvillimin e kësaj miqësoreje.
Edhe sulmuesja Klaudia Boriçi ishte shumë e kënaqur me golat e shënuar nga ana e saj.
Në këtë mënyrë, ekipi shkodran e mbyll serinë e ndeshjeve miqësore në prag të startit të fazës së dytë të kampionatit me një bilanc prej dy fitoresh dhe një barazimi.